Bahri Hyseni, prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, në emisionin “Tempus” në KTV, ka thënë se reforma e Qeverisë ka filluar jo mbarë, pasi që sipas tij, qëllimi kishte qenë që të bëhen të gjitha ligjet bazike.
për sundimin e ligjit ka filluar shumë kohë më parë dhe këtë reformë e kemi bo bashkërisht me të gjithë akterët e sundimit të ligjit, duke përfshi edhe Ministrinë e Drejtësisë dhe jo vetëm tani Qeverinë aktuale, por edhe Qeveritë e mëparshme, Avdullah Hotin si kryeministër, mandej Ramushin si kryeministër dhe ka vazhduar edhe me Qeverinë aktuale. Të gjithë jemi pajtuar që të kemi një reformë për ligjet bazike të akterëve të sundimit të ligjit për institucionet e sundimit të ligjit dhe të ketë një reformë ma të thellë, një bashkërendim, një harmonizim të legjislacionit”, tha Hyseni.
Ai tha se kjo reformë kishte nisur që nga fillimi jo mbarë, pasi që qëllimi kishte qenë të bëhen të gjitha ligjet bazike e jo parcialisht të ndërtohen apo të shkruhen ligjet.
“Kjo reformë edhe pse jemi pajtuar dhe pse për herë të parë Kosova e ka hartuar një strategji që konsideroj është tejet bazike, i ndihmon sundimit dhe rendit, fatkeqësisht ka filluar nga fillimi jo mbarë, ka filluar vetëm me ligjin e Këshillit Prokurorial, ndërsa asnjëherë qëllimi nuk ka qenë që ne parcialisht t’i ndërtojmë apo t’i shkruajmë ligjet. Qëllimi ka qenë që t’i bëjmë të gjitha ligjet bazike dhe të mos ketë dilema në një ligj shkruan kështu në ligjin tjetër shkruan kështu, e kështu me radhë”, theksoi Hyseni.
-
Hasani: Kurti dëshiron të bëjë republikën e tretë
-
Qeveria ndryshon sistemin e inspektimeve, masa më të ashpra për bizneset që përsërisin shkeljet
-
Rexhepi akuzon Qeverinë për tendenca për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë
-
Hyseni: Kosova s’mundet të shërbejë si vend që i mban njerëzit në kafaz
-
Hyseni thotë se pa opozitën Kurti mund ta bëjë qeverinë “me blerje të deputetëve”