Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
TEMPUS

Miftaraj: Nëse Qeveria Kurti mendon se s’i kemi borxh SHBA-së, do të ishte vetëvrasje

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), në emisionin “Tempus” në KTV ka thënë se kryeministri Albin Kurti e di qëndrimin dhe kahjen në raport me dialogun Kosovë-Serbi, por këtë informacion nuk është se po e ndan në mënyrë të duhur.

“Atë çka po e shohim sot fatkeqësisht te Kurti është që i njëjti domethënë është kryeministër i këtij vendi dhe sigurisht që ka planin franko-gjerman, sigurisht që ka takime me përfaqësuesit amerikanë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe sigurisht se i njëjti e di se domethënë qëndrimin edhe kahjen në raport me dialogun Kosovë-Serbi, por këtë informacion nuk është se po e ndan në mënyrën e duhur në radhë të parë as me opozitën, me liderët e partive opozitare as me median, as me shoqërinë civile” , tha Miftaraj.

Tutje, Miftaraj ka thënë se nëse e sheh Kurtin në debate dhe në diskursin publik, fatkeqësisht ka një ndarje në mes të publikut “Ai është me Amerikën apo kundër Amerikës”, dhe ky diskurs, sipas tij, është në favor të kryeministrit.

Sipas Miftarajt, nëse i thuhet planit franko-gjerman “po”, atëherë indirekt i është thënë “po” edhe Asociacionit, sepse sipas tij pjesë e atij plani është kërkesë obligimi i Kosovës për ta themeluar Asociacionin.

“Kështu që në këtë fazë siç duket Qeveria-Kryeministri Kurti po luan kartën ku domethënë ka takime me partnerët ndërkombëtarë, ku me siguri e ka dhënë përkushtimin e tij në raport me agjendën e Republikës së Kosovës për dialogun, por këto informata nuk ndahen pastaj me publikun në Kosovë”, tha ai.

Edhe Kurti: Dallimet me SHBA-në kanë të bëjnë me taktikat e operacionet, jo me vlerat a qëllimet strategjike Arbëri Kurti: Dallimet me SHBA-në kanë të bëjnë me taktikat e operacionet, jo me vlerat a qëllimet strategjike

Po ashtu, Miftaraj ka thënë se sot shihet që një nga eksponentët kryesorë të Lëvizjes Vetëvendosje e shkruan një postim ku thotë që “ne s’i kemi borxh askujt”, ku nëse e lexon postimin e saj të bën të kuptosh që ne s’i kemi borxh as Amerikës.

“Që unë besoj që kjo nuk është, nuk do të ndodh nga Qeveria Kurti as nga një Qeveri në Kosovë se pastaj kjo do të ishte si një lloj vetëvrasje politike d.m.th. jo vetëm për atë lider politik por besoj për Republikën e Kosovës”, ka thënë Miftaraj.