Driton Mehmeti, redaktor në KTV, tha se sot kishte 7-8 sulme ndaj gazetarëve dhe djegie të veturave së mediumeve, andaj situata ka qenë mjaft shqetësuese. Ai tha se një vozitës i KOHËS ka mbetur i bllokuar në Komunën e Zveçanit.
“Ne në KOHA jemi të shqetësuar pasi njëri prej vozitësve tanë ka mbetur i bllokuar në Komunën e Zveçanit, ai ka qenë në perimetrin ku është KFOR-i, pra vazhdon të jetë i bllokuar. Ndërsa, gazetarët tjerë që kanë qëndruar për dy orë në një lokal aty, siç e ka treguar më herët gazetari ynë Fitim Gashi, janë larguar nga pronari, Domethënë, situata ka qenë shumë delikate për gazetarët”, tha Mehmeti në “Tempus“.
Ai tha se gazetarëve duhet t’iu ofrohen kushte për raportim.
Artikuj të ngjashëm
-
S’vërehet prania e Policisë së Kosovës në Zveçan
-
Dëmtohet vetura e ekipit të RTV Dukagjinit dhe ajo e Kallxo në Zveçan
-
Kërcënohet pronari serb i lokalit që strehoi gazetarët në Zveçan
-
Gazetarët viktima të sulmeve nga serbët protestues, u demolohen edhe veturat e pajisjet
-
Gazetarja e KOHËS pengohet nga protestuesit në Leposaviq