Negovan Mavriq, nga Qendra Burimore për Persona të Zhdukur, në emisionin “Tempus” në KTV, tha se ka familje që rrinë në stres për 25 vjet për të gjetur djalin e tyre, por që për shkak të politikës nuk mund ta marrin përgjigje për pritjen e tyre.
“Këto tema të tyre nuk kanë qenë të lehta, por ka ekzistuar bashkëpunimi, ne si familjarë kemi mundur të dëgjojmë edhe palën, edhe një palë edhe palën tjetër dhe për këtë arsye ne themi se ne jemi të dëmtuar ne, sepse dëgjojmë vetëm një palë dhe këto janë palët domethënë familjarët janë më të dëmtuar, dikush që të pret pas 25 vjetëve, se ku e ka djalin. Krejt familja është e stresuar e lëre më që të pritet 25 vjet, edhe pse e di ku mund të jetë fëmija i saj po për shkak të politikave nuk mund të vijë deri tek ai”, tha Mavriq.
Ai theksoi se si serb, dëshiron që të gjenden 1 mijë e 612 personat e zhdukur, e për këtë Qeveria duhet të kryejë punën e saj.
“Bile për këtë rrogë që paguheni të bëni diçka dhe të bëhet për to, për ato familje, e së paku bile edhe ato eshtra të sillen te familjarët”, tha ai.
I njëjti theksoi se ka një vërejtje për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Unë kam qenë pjesë e këtij Komisioni, i cili ka qenë Komision, domethënë nuk është vetëm Komision i Andin Hotit, nuk janë vetëm punëtorët që punojnë në Komision. Komisioni ka më shumë anëtarë nga ma shumë, nga shumë ministri dhe çka është më me rëndësi në Komision i kemi anëtarët e familjarëve që janë pjesë e Komisionit. Fatkeqësisht kjo sot nuk ekziston këtu në Prishtinë, dhe kjo është një nga ato vërejtjet apo pengesat, një vërejtje për zotri Kurtin, i cili nuk ka formuar një Komision, i cili ka qenë funksional gjatë kohës së Ramush Haradinajt, Hashim Thaçit, Isa Mustafës, e kështu me radhë. Sepse atëherë, familjarët kanë qenë direkt të informuar se çfarë me punën, se çfarë është duke ndodhur edhe në Komision, po edhe në terren”, tha tutje Mavriq.