Neshko Maksimoviq, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), në emisionin “Tempus” në KTV, tha se vendimet duhet të publikohen në gjuhën serbe, për të rritur transparencën dhe se me rritjen e transparencës rritet besimi i publikut në gjyqësor.
“Sigurisht që vendimet duhet të publikohen në gjuhën serbe për të rritur transparencën dhe me rritjen e transparencës do të vijë besimi i publikut në sistemin gjyqësor. Është vërtetuar se rritja e transparencës çon në rritjen e qasjes së publikut në sistemin gjyqësor dhe mendoj se është shumë e rëndësishme që vendimet të publikohen në gjuhën serbe në mënyrë që njerëzit të kenë besim në sistemin gjyqësor”, tha Maksimoviq.
Maksimoviq po ashtu përmendi problemin e mungesës së stafit, që ndikon drejtpërdrejt në publikimin e aktgjykimeve.
Çka synohet me publikimin e aktgjykimeve dhe sa prej tyre janë publikuar deri tash?
Transparenca, llogaridhënia dhe respektimi i të drejtës për informim rrit besimin e qytetarëve në sistemin e...-
“Publikimi i aktgjykimeve obligim ligjor, s’është përkrah me staf”
-
Shala: Kur aktgjykimi publikohet, gjyqtari e ka parasysh t’i drejtohet edhe publikut
-
Maksimoviq thotë se IKD me projektin e financuar nga UNMIK-u, synon rritjen e aktgjykimeve të publikuara
-
Në shoqërinë civile druajnë se procesi i zgjedhjeve është i ekspozuar ndaj ndërhyrjeve
-
Sfidat në realizimin e të drejtave gjuhësore zvarrisin drejtësinë