Lavdim Makshana, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD) tha se pas 10 vjetëve u ngrit aktakuza ndaj Shyqyri Haxhajt, pasi për 6 vjet qëndroi në arkiva.
Makshana theksoi se sipas aktakuzës, pretendohet se Haxha e ka kryer veprën penale në vitin 2010 lidhur me lidhjen e një kontrate të dëmshme.
Ndërsa, sqaroi se kjo vepër është kryer në vitin 2010 e sipas prokurorisë aktakuza është ngritur në vitin 2020, që i bie se pas 10 vjetësh është ngritur një aktakuzë për një vepër penale të kryer më 2010-n.
“Tek pas 86 ditëve është mbajtur seancë fillestare e që në bazë të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës është dashur të caktohej pas 30 ditëve pas ngritjes së aktakuzës pra shihet se nuk ka pasur administrim të duhur”, deklaroi Makshana në “Tempus”. /BetimipërDrejtësi