Violeta Haxholli, hulumtuese në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), derisa ka folur për situatën në veri, ka thënë se nëse Kosova ka hyrë vetë në këtë proces pa koordinim me partnerët ndërkombëtarë, nuk mund të dalë vetë nga kjo situatë.
“Të jetë koordinuar me partnerët ndërkombëtarë, pasi që në rast të një moskoordinimi nëse ne kemi hyrë vetë në këtë proces, unë nuk besoj që mund të dalim vetë nga kjo situatë. Do të jetë shumë e vështirë për Kosovën që në situatën e re të cilën ka hyrë të dalë vetë pa komplikime në terren” ka thënë Haxholli të martën në “Tempus” të KTV-së.
Sipas saj, mungojnë shumë informacione të cilat Qeveria i ka dhënë për publikun dhe për shoqërinë civile, duke shtuar se informatat po i marrin nga zyrtarët qeveritarë edhe pse sipas saj prapa dyerve të mbyllura po ndodhin procese të tjera.
“Pra, kemi një propozim-marrëveshje të cilën nuk e kemi parë, e ka parë vetëm një grup i vogël i akterëve edhe nuk është shumë e qartë, pra kemi deklarata që Qeveria është koordinuar me partnerët ndërkombëtarë, në anën tjetër dëgjojmë deklarata tjera nga ana e partnerëve ndërkombëtarë që kundërshtojnë pak veprimet e Qeverisë dhe nuk është shumë e qartë a ka ndonjë koordinim siç ka pasur p.sh. për ndalimin e votimit të zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë që u pa që kishte një përkrahje nga ana e bashkësisë ndërkombëtare” ka thënë ajo.
Po ashtu, Haxholli theksoi se tani në këtë situatë është e vështirë që të shqiptohen edhe qortimet apo edhe të vazhdohet tutje me dënimet dhe thënë se tani pjesa veriore ka hyrë në një situatë të re ku ka tërheqje të përfaqësuesve politikë nga gjykata, prokuroria dhe policia atje.
-
Avdyli: Duhet të shkojmë në zgjedhje sa më shpejt
- Shteti në pritje dhe rivaliteti politik
-
Haxholli: Seanca e natës, hap mbrapa në zhvillim të demokracisë dhe luftën ndaj korrupsionit
-
KDI: Të mos paralizohet puna e Kuvendit, e paprecedent që bojkoti shfrytëzohet si politikë nga pushteti
-
Haxholli: Shqetësuese përsëritja e vërejtjeve vit pas viti në Raportin për vendin