Gjykatësi Agron Maxhuni, ka thënë se në rast se ka një gjyqtar që diskriminon, atëherë mund të raportohet dhe ndaj të njëjtit mund të merren masa disiplinore.
“Qasja e gjyqësorit në raport me të gjitha palët edhe në raport me të gjitha viktimat duhet dhe është e njëjtë dhe nuk ka qasje diskriminuese, ne është mirë të flasim me raste ku ka ndodh edhe ndaj një gjyqtarit mund të merren masa disiplinore edhe mund t’i iniciohet edhe te vet kryetari i Gjykatës, por edhe vetë nga Avokati Popullit, nga Këshilli Gjyqësor nëse kemi raste të tilla”, ka theksuar Maxhuni në emisionin “Tempus” në KTV.
Ai ka deklaruar se rastet e tilla duhet të identifikohen rastet e tilla dhe të pasqyrohen.
“Është mirë të flasim në gjuhën e argumentit dhe t’i identifikojmë këto raste dhe t’i shpjegojmë këto raste dhe t’i pasqyrojmë këto raste”, tha Maxhuni.