Arben Gashi, kryetar i Odës së Përmbaruesve Privatë të Kosovës tha se me udhëzimin që ka nxjerrë Ministria e Drejtësisë, përmbaruesi detyrohet të bëjë pazar dhe nuk mund të jetë më i paanshëm.
“Me këtë udhëzim administrativ po shkelen parimet e drejtësisë që 2500 vjet të vendosura që nga koha e së drejtës romake, me këtë udhëzim po shkelet betimi i përmbaruesve, sepse përmbaruesi është betuar se do të jetë i paanshëm në raport me të dyja palët, tash nuk është i paanshëm, sepse me njërën prej palëve, në rastin konkret me kreditorin po duhet të bëjë pazar”, ka thënë Gashi në emisionin “Tempus” në KTV.
Sipas tij, përmbaruesi si person që ushtron funksion gjyqësor në Republikën e Kosovës do të duhet të bëjë pazar me njërën prej palëve në procedurë.
“Me fjalën pazar nënkuptohet që për efikasitetin e përmbarimit të bëhet marrëveshje me kreditorin personin që kërkon borxhin ose avokatin e tij dhe të merren vesh për të paguar përqindjen e caktuar nga Ministria”, shtoi Gashi.
-
Kryetari i OPP-së paralajmëron pasoja pas miratimit të udhëzimit administrativ nga MD-ja
-
Përmbaruesit paralajmërojnë se do ta dërgojnë në gjykatë vendimin për ulje të tarifave në 40%
-
Pensionohet Mehdi Gashi, një prej figurave të veçanta të basketbollit kosovar
-
Gashi: Prokurorët që mbajnë rastet në sirtarët e tyre do të mbahen përgjegjës
-
Kundërshtohet kërkesa për largim të Qalajt nga mbledhja e KPK-së