TEMPUS

Dreshaj: Mjekët po na ikin për shkak të pagave të ulëta

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, tha se mjekët në Kosovë po largohen për shkak të pagave të ulëta.

“Situata në shëndetësi është tipike, ku shëndetësia nuk është prioritet i menaxhimit qeveritar, pra në secilin segment është dështim, fillojmë prej ligjit të pagave, mjekët na ikin për paga të ulëta, pagat nuk janë të buxhetuara në buxhetin e ardhshëm të vitit 2023, ndoshta do të buxhetohen me rishikim të buxhetit”, ka thënë Dreshaj të martën në “Tempus” të KTV-së.

Ai shtoi se ardhja në pushtet e njerëzve që nuk e cakton gjendjen në të cilën është ky sektor dhe që hartojnë strategjinë bazuar në gjendjen në të cilën është, duke caktuar hapat e intervenimit, tregon se ajo çfarë është duke ndodhur në sektorin e shëndetësisë, është keqmenaxhim.

Sipas Dreshaj, sot Kosova gjendet në një situatë ku asnjë nga premtimet elektorale dhe menaxheriale të qeverisë aktuale nuk kanë kaluar.