Iniciatori i themelimit të Sindikatës së Hotelerisë, Gastronomisë dhe Turizmit, Visar Demolli, në emisionin “Tempus” në KTV tha se janari i vitit 2024 është “treni i fundit” që të ju plotësohen kushtet punëtorëve.
“Unë besoj që në vendin tonë kuadra kanë ikur shumë, ne duhet me bo çmos këtë trenin e fundit qysh thonë, për ne janari është treni i fundit që t’ua plotësojmë kushtet punëtorëve tonë, t’ua japim një dinjtet të duhur punëtorëve tanë, ta kenë një pagë pak ma dinjitoze, ta kenë një pushim vjetor, një pushim javor, një pushim mjekësor. T’i kenë këto merita që të pakten të ndalen dhe të mendojnë dhe thonë prit se edhe këtu ka shpresë në këtë vendin tonë, të mos e lëshojmë vendin për 100-200 euro”, tha Demolli.
Ai theksoi se shpresojnë që kjo situatë të përmirësohet dhe punëtorët të mos largohen nga Kosova.
Demolli: Nuk do të lejojmë ndërhyrjen e Qeverisë në sektorin e hotelerisë
Demolli deklaroi se si sindikatë nuk do ta lejojnë ndërhyrjen e Qeverisë në sektorin e hotelerisë.
Ai tha se problemi kryesor nuk është vetëm se punëtorët po ikin nga vendi, por që kuadrot po ikin po ashtu, pra ata që janë shkolluar këtu, që kanë investuar me dhjetëra- mijëra euro janë larguar.
Tutje, Demolli shtoi se problemi është se si të arrijmë të krijojmë kuadro të reja në menaxhimin e hoteleve, në udhëheqjen e hoteleve, menaxhimin e restoranteve. Ai ka theksuar se në sindikatë janë 24 mijë punëtorë, pa i përfshirë punëtorët sezonal, sipas tij do të jetë më ndryshe kur t’i trokasin Qeverisë.
“Ne si Sindikatë e Hotelerisë dhe Gastronomisë, nuk besoj se do të kemi përçarje mes vete pasi që jemi një ekip, një grup shumë kompakt mes vete dhe shumë bashkëpunues mes vete dhe nuk e besoj se do të lejojmë ndërhyrje as të dorës së shtetit, e lëre më të Qeverisë”, tha Demolli.