Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
TEMPUS

Cakolli: Sfida e parë e kryetarëve në veri është si të hyjnë në zyrat e tyre

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka thwnw se sfida e parë e kryetarëve shqiptarë që u zgjodhën fitues në katër komunat veriore, Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan, është qasja në zyrat e tyre.

“Së pari, kryetarët e rinj të komunave, siç është pranuar edhe sot gjatë ditës nga vetë kandidati i zgjedhjeve në Zubin Potok, këta e kanë parasysh që edhe qasjen në hapësirat fizike në objektin e komunës kanë mundësi mos ta kenë. Do të kemi kryetarë që mandatin do ta ushtrojnë prej një zone le të themi larg nga qendra e komunës në fjalë, për shkak se strukturat paralele kriminale, nuk do t’iu ofrojnë qasje në hapësirat e komunës. Pra, problemi i parë, sfida e parë në praktikë do të jetë si të mbërrijnë në zyrën e kryetarit”, tha Cakolli.

Ai tha se kryetarët e rinj, mund të kenë problem edhe me dhënien e betimit për marrjen e detyrës.