TEMPUS

Shala: Aktgjykimet nganjëherë janë të përgjithësuara, abstrakte dhe të parafrazuara

Afrim Shala

Afrim Shala, gjykatës i Gjykatës Supreme, në emisionin “Tempus” në KTV, ka thënë se aktgjykimet e gjykatave në instanca më të ulëta janë të përgjithësuara, abstrakte dhe të parafrazuara.
“Thjesht ne kemi vlerësuar se aktgjykimet e gjykatave të instancave më të ulëta janë të përgjithësuara, ndonjëherë janë abstrakte dhe në disa raste janë thjesht parafrazime ligjore dhe mbi bazën e saj ne kemi qenë të pakompromis”, ka theksuar Shala.

Ai ka thënë se Gjykata Supreme ka qenë e pakompromis në drejtim të ndërprerjes së paraburgimeve, pasi nuk ka pasur arsye për vendosjen e kësaj mase.
Tutje, ai ka sqaruar se në bazë të të dhënave që kanë, rezulton se një  numër i madh i qytetarëve janë kompensuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës për shkak të faktit që kanë qëndruar në paraburgim pa bazë ligjore.

Po ashtu, ai ka theksuar se gjyqtarët po caktojnë masën e paraburgimit pa e pasur në konsideratë parimin e prezumimit të pafajësisë, e si pasojë e kësaj po reflektohet pastaj kompensimi i shumave të mëdha të dëmit, për qytetarët të cilët qëndrojnë në paraburgim pa bazë ligjore.

“Në bazë të dhënave që ne i kemi, rezulton se një numër i madh i qytetarëve tanë kanë realizuar kompensim nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, pikërisht për shkak të faktit që kanë qëndruar në paraburgim pa bazë ligjore, kjo për faktin se edhe njëri prej parimeve bazë që garantohet me Kushtetutë dhe me Konventën Evropiane është parimi i prezumimit të pafajësisë, shpeshherë gjyqtarët tanë caktojnë paraburgimin pa e pasur në konsideratë një parim të tillë, e që më vonë po reflekton në kompensim të shumave të mëdha të dëmit për qytetarët e tillë”, ka shtuar Shala.
 

Lexo përditësimet tjera
Afrim Shala

Shala: Me anëtarësim në KiE, kosovarët mund t’i drejtohen Gjykatës Evropiane për të Drejta të Njeriut

Gjykatësi në Gjykatën Supreme, Afrim Shala, ka thënë se nëse Kosova bëhet pjesë e Këshillit të...