Tempus

Kastrati: APK-së iu shtuan punët, por jo edhe buxheti

 

Menaxherja e projektit në Lëvizjen FOL, Burbuqe Kastrati, tha se Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), iu kanë shtuar punët, por jo edhe buxheti.

“Neve kemi bërë rekomandime që përpos që ka nevojë për shtim të stafit dhe ka nevojë për rritje të buxhetit. Shumëfishimi dhe vëllimi i rritjes së punëve që ka Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, faktikisht, ka shtuar edhe obligime të reja. Gjithsesi, Agjencia ka obligime të cilat janë të pavarura në raport me institucionet e tjera. Strategjinë nuk e bën ajo, e bën Qeveria në bashkëpunim me Agjencinë, gjithsesi kjo nuk duhet të krijojë ngufatje në raport me Agjencinë, pavarësisht se ka qenë në grup punues kur është bërë- Strategjia Kombëtare Kundër Korrupsionit, e të tjera”, tha Kastrati, në emisionin “Tempus” në KTV.