Tempus

E drejta në pension bazik për kategoritë e dala nga lufta

 

Në emisionin “Tempus” në KTV, u transmetua storia, me të cilën tregohet se pjesëtarët e kategorive të familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës, viktimave civile dhe viktimave të dhunës seksuale, në bazë të legjislacionit vendor kanë qenë dhe janë përfitues të të drejtave dhe beneficioneve të caktuara. Por, shumë prej tyre, përkundër punës disavjeçare dhe arritjes së moshës së pensionimit, nuk e kanë gëzuar të drejtën e pensionit kontributpagues, me arsyetimin se nuk iu takon të marrin më shumë sesa një pension.

Në anën tjetër, tashmë kemi praktikë gjyqësore, të vërtetuar deri në Gjykatë Supreme, se e drejta për pension bazë nuk mund t’i mohohet askujt.