1 perditesime
21:00

Qerkinaj: Të gjithë ambasadorëve do t’u kërkojë të na sjellin imazhet satelitore

Bajram Qerkinaj, nga Qendra Burimore për Persona të Zhdukur, në emisionin “Tempus” në KTV, tha se do të kërkojë nga të gjithë ambasadorët që t’i sjellin imazhet satelitore, për të ndihmuar për të pagjeturit.

Ai tha se këtë e ka përmendur edhe në takim me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier, duke i kërkuar imazhet satelitore.

“Të hënën kam pas takim me ambasadorin amerikan. Haptas ju kam thanë ju jeni fajtor 99% pse i keni imazhet satelitore edhe në Kosovë, i kanë edhe në Serbi. Mos pritni që kanë me ju shkru ose me ju dhanë juve atë çka ju po lypni me thanë hajde se qitu i kom marrë kaq njerëz, ka cisterna prej Kosovës, ku shkruan atje filani, i ka caktuar, i ka marrë me kamionin e i ka çu për me i mshef nëpër zgafella, mos pritni që po jua hap arkivat. Por ju i keni imazhet satelitore anej. A e di çka më ka thanë? Para tri dite, kom pas takim me Kryqin e Kuq Ndërkombëtar nuk i kanë lypë as për atë të Suharekës, s’i kanë lypë imazhe satelitore, as të Kalludrës. Kur na nuk qajmë sa duhet tek ata që kanë peshë, shtetet e QUINT-it, që i kanë fotografitë, shpeshherë them edhe një qen me pas mbyt në Kosovë e dinë, po edhe ata që i kanë çu imazhe satelitore”, tha Qerkinaj.

Ai tha se është një person që dihet me emër e mbiemër, që i ka përcjellë automjetet që kanë dalë.

“Na e kemi njerin që edhe i ka përcjellë, kerret që janë dalë. Na e kemi emrin e mbiemrin, edhe njëzet autobusë, ka thanë kam pa që janë shku. Shqiptar osht, kam fol, edhe Negovani ka qenë me mua, me kryeprokuroren, ka qenë prokuror tash prokurore, ai m’ka thanë baci Bajram ju i keni imazhe, ju i keni, njerëzit që kanë thanë, janë ardh qitu 20 autobusa. Një me pas ardh, ish zhduk, se është livadh aty. Atë tjetrën, është tjetra varrezë masive në Tutin, Novi Pazar edhe në Kosovë. As aty s’po e përmendët, e kanë imazhe satelitore, i ka Veljko Odalloviqi. Nuk bahet me fol me to, kur s’bahet me to me fol me dreqin, e dreqit duhet me fol për persona të pagjetur”, shtoi ai.

 

20:55

Qerkinaj: Politika s’po lë të kryhen punët, varrezat masive dihen ku janë

Bajram Qerkinaj, nga Qendra Burimore për Persona të Zhdukur, në emisionin “Tempus” në KTV, tha se informacioni për familjarët e personave të pagjetur është i dobët dhe se është politika ajo që po ndikon të mos kryhen punët.

“Sa jam i kënaqur ose sa jam i informum për personat e pagjetur, këta e thonë zhdukun, unë s’muj me i thanë, kam thënë shumë herë dhe tash po them, seni i zhdukun nuk lypet. Informacioni për familjarë është i dobët. Kur është informacioni sado e vështirë në të është një temë kur është informacion edhe ulet bisedon se këto dy tema të cilat sot u folën dhe i keni fut në bisedë, duan një analizë ose duan një punëtori dyditëshe me shpjegu, e jo në mediat kur sot ne familjarët ju kërkoj falje se në pika të shkurtra na thonë pse nuk po thoni se nuk po punohet kurrgjë. Kur të ndalesh me e këqyr nuk është që s’kanë punu kurgjo”, tha Qerkinaj.

Ai tha se vlerësimet e mbetjeve mortore, Kosova është dashur t’i kryejë tash e sa kohë dhe se është politika ajo që nuk po lë të kryhen punët.

“Varrezat masive më të mëdha nuk i përmendëm, as Suharekën nuk e përmendëm. Unë shpeshherë flas, po Dreni është në Kosovë, Kalludra është në Kosovë, pse nuk po thoni s’po len politika me i kry punët? Mitrovica, pjesa e veriut është në Kosovë, 15 vet janë pa nxjerrë, dihen me kode, me metra katrorë, dihet edhe dëshmori. Është edhe polici që e kanë çu me një karrocë me varrosë, është Zveçani, Karnoni, brenda në Kosovë, pse nuk i kemi kry detyrat në shpi, mos flas për Institutin e Mjekësisë Ligjore. Këto sene, ne familjarët nuk i kemi të informum sa duhet”, tha Qerkinaj.

Sipas tij, janë të ditura varrezat masive dhe se për këtë janë edhe kodet.

“Me na tregu, për varrezat masive janë të dituna, dy varreza masive që kanë për mijë tri, për që kanë për mijë pesë, se në dy me kanë duhet me thanë varrezë masive, dhe keni kode. Kur unë i kam kodet, i ka edhe Komisioni Qeveritar, se unë nuk maj msheft kurgjo”, shtoi Qerkinaj.