Tempus

Bunjaku: Edhe Raporti i Progresit thekson mosefikasitetin në luftën kundër korrupsionit

 

Hulumtuesja në Lëvizjen FOL, Viona Bunjaku, ka thënë se edhe Raporti i Progresit për Kosovën, për vitin 2023, ka theksuar mosefikasitetin në luftën kundër korrupsionit.

Ajo në emisionin “Tempus” në KTV, ka theksuar se në Raportin e Progresit për këtë vit shihet se jemi në fazat fillestare të luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar si pasojë e mosefikasitetit të gjykatave edhe prokurorive në Kosovës.