Shala fajëson Qeverinë: Kosova ende s’ka strategji kombëtare për parandalimin e korrupsionit

- 21:17Shala fajëson Qeverinë: Kosova ende s’ka strategji kombëtare për parandalimin e korrupsionit
- 20:55Shala: Raporti i Progresit qe disa vite s’i trajton sulmet e politikanëve ndaj institucioneve të drejtësisë
- 20:48Shala: Kemi pasur dështim të mekanizmave për konfiskimin e pasurisë së përfituar me vepër penale
Shala fajëson Qeverinë: Kosova ende s’ka strategji kombëtare për parandalimin e korrupsionit
Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Gzim Shala, ka theksuar se Kosova ende nuk ka strategji kombëtare për parandalimin e korrupsionit dhe se për këtë fajtore është Qeveria.
“Nëse e shohim se si ndiqet korrupsioni në Kosovë, ne e shohim se në një pjesë të konsiderueshme të rasteve ka pasur aktakuza për rastet e korrupsionit, të cilat pastaj kanë dështuar në Gjykatë, mirëpo nëse e shohim mënyrën se si janë ngritë këto aktakuza, dhe çka ka në përmbajtjen e tyre, kemi të bëjmë kryesisht me njëfarë hetimi administrativ që kanë bërë prokurorët e Prokurorisë Speciale, dhe prokurorët e Prokurorive të tjera, dhe jo hetim penal”, ka theksuar Shala në emisionin “Tempus” në KTV.
Ai ka thënë se Qeveria ende është në fazën e hartimit të kësaj strategjie dhe se qe dy vjet nuk është përfunduar puna e grupit punues që po merret me këtë çështje.
“Qeveria ende nuk ka Strategji Kombëtare sa i përket luftës kundër korrupsionit, është në fazën e hartimit. Një grup punues është bërë muaj më parë që nuk ka përfunduar ende punën, edhe ne jemi pjesë që ai grup punues nuk e ka përfunduar punën, është shumë e çuditshme, për shkak se ka deklarime të ndryshme në publik për hapjen e luftës kundër korrupsionit, mirëpo elementi bazë strategjinë, ne nuk e kemi”, është shprehur Shala.
Ai ka deklaruar se Qeveria e ka fajin që për një vit e gjysmë prej kohës kur ka hyrë në fuqi Ligji për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, mirëpo edhe kjo periudhë nuk është e vogël për të mos pasur fare Strategji Kombëtare për luftimin e korrupsionit nga një Qeveri, e cila ka ardhur me premtimin për të luftuar korrupsionin.
“Luftimi i korrupsionit ka qenë bazamenti i të gjitha premtimeve dhe pritja më e madhe ndaj kësaj Qeverie”, është shprehur Shala.
Shala: Raporti i Progresit qe disa vite s’i trajton sulmet e politikanëve ndaj institucioneve të drejtësisë
Hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Gzim Shala, ka deklaruar se Raporti i Progresi tash e sa vite nuk i trajton sulmet e politikanëve ndaj institucioneve të drejtësisë.
Sipas tij, për tri vitet e fundi kemi parë deklarata nga Qeveria, nga Kuvendi dhe deputetë të ndryshëm, të cilët kanë sulmuar sistemin e drejtësisë përmes deklarimeve të tyre, duke i komentuar rastet, duke akuzuar dhe duke hedhur dyshime mbi punën e institucioneve të drejtësisë.
“Për më tepër, në një kohë të caktuar ka pasur një fushatë sistematike ndaj punës së prokurorëve që ministrat e caktuar dilnin duke thënë se kishin deponuar kallëzim penal për këtë çështje dhe që nuk kishin marrë ende përgjigje se për kënd po punon Prokuroria. Ka qenë për shembull rasti i ministres së Drejtësisë, e cila del në vend të ngjarjes duke thënë se në këtë vend kemi deponuar kallëzim penal, e të tjera”, ka theksuar Shala në emisionin “Tempus” në KTV.
Shala ka deklaruar se e paqartë është pse kjo çështje nuk e merr vëmendjen e Raportit të Progresit.
“Realisht kjo dukuri ndodh që disa vite, e që pastaj nuk trajtohet nga Raporti i Progresit”, është shprehur ai.
Shala: Kemi pasur dështim të mekanizmave për konfiskimin e pasurisë së përfituar me vepër penale
Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Gzim Shala, ka theksuar se ka dështim të vazhdueshëm të mekanizmave për konfiskimin e pasurisë së përfituar me vepër penale.
“Realisht nëse i shohim gjetjet e Raportit të Progresit nuk e di a do të mund të prisnim diçka tjetër nëse e trajtojmë çështjen e korrupsionit, luftimin e korrupsionit në Kosovë. Kjo çështje evidentohet edhe në Raportin e Progresit. Vazhdon do të thotë ajo narrativa e njëjtë e Raportit të Progresit që tregon ligjet e miratuara në Kosovë dhe fakti se është sfidues zbatimi i ligjit në praktikë. Në këtë drejtim përmenden disa prej aspekteve”, ka deklaruar Shala në emisionin “Tempus” në KTV.
Ai ka përmendur mungesën e konfiskimeve përfundimtare nga ana e sistemit të drejtësisë.
“Nëse shohim se si është trajtuar kjo çështje tek ne, kemi pasur dështim të vazhdueshëm të mekanizmave për konfiskimin e pasurisë së përfituar me vepër penale. Janë ndoshta pak shqetësuese këto deklarimet e ndryshme, raportimet e ndryshme që kanë qenë në Këshillin Prokurorial të Kosovës, ku është thënë se ka rezultat të mirë në fushën e sekuestrimit dhe nuk ka rezultat të mirë në fushën e konfiskimit”, ka theksuar Shala.
Sipas tij, pasuria e cila sekuestrohet, sekuestrohet me qëllimin që në fazat tjera të konfiskohet.
“Kjo nënkupton që politikat që po ndjek sistemi prokurorial dhe sistemi gjyqësor vetëm se sekuestrojnë pa bazë pasurinë e caktuar, ia humbin vlerën asaj dhe i cenojnë qytetarët nga gëzimi parësor i pronës së tyre sepse kjo tutje nuk reflektohet me konfiskim”, ka shtuar Shala.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Ibishi: FSK në tranzicion, ka nevojë që buxheti të rritet

Miftaraj: Ekziston frika që Kosova mund të jetë përsëri cak i sulmeve nga Serbia

Sopjani: Bosnja, më e rrezikuar për një konflikt të ri

Tërnava thotë se nëse nuk përmbushet marrëveshja e Ohrit, mund të nisë një konflikt i ri

Tempus 87: Në pritje të zbatimit të marrëveshjes për të zhdukurit me forcë

E drejta në pension bazik për kategoritë e dala nga lufta

“E tash, ku me shku familjari?”, Qerkinaj debaton me Bogujevcin për çështjen e të pagjeturve

Mavriq kritikon politikën: Familjarët janë të dëmtuar, dikush pret 25 vjet ta dijë ku e ka djalin

Qerkinaj: Të gjithë ambasadorëve do t’u kërkojë të na sjellin imazhet satelitore

Hoti thotë se i është drejtuar Vuçiqit me letër për të marrë informacione për personat e zhdukur

Bogujevci: Çështja e të zhdukurve me dhunë, ndër temat më të ndjeshme në vendin tonë
