Tempus

Kamberi: Ngjarja në Banjskë, goditje politike për Vuçiqin

 

Hulumtuesi në Institutin për Politika Sociale “Musine Kokalari”, Belgzim Kamberi, ka thënë se ngjarja e 24 shtatorit në Basnjskë të Zveçanit, ishte goditje politike për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Ia trazon këtë imazhin e politikanit të stabilitetit dhe ia trazon imazhin e politikanit që do t’i normalizojë marrëdhëniet, sepse nëse mbetet mënyra qysh ai i heroizoi ata, ai provoi me bë një lloj distancimi, por megjithatë po i heroizon”, ka deklaruar Kamberi, në emisionin “Tempus” në KTV.