Tempus

Shabiu: Nxitja e dhunës e urrejtjes ndaj personave LGBTIQ+ nis në Kuvendit të Kosovës

 

Drejtoresha ekzekutive e Nismës së të Rinjve për të Drejta të Njeriut në Kosovë (YIHR), Marigona Shabiu, ka thënë se është shqetësuese se si nxitja e diskriminimit në Kosovë rrjedh nga Kuvendi, vend i cili, sipas saj, duhet t’i përfaqësojë qytetarët pa asnjë dallim.

“Çka është shumë shqetësuese për neve si aktivistë, aktivistë të organizatave të cilët punojmë në këtë fushë edhe anojmë në avancimin e pozitës të personave LGBTI në Kosovë, është që kjo gjuhë e urrejtjes, kjo nxitje e një diskriminimi edhe më të madh edhe stigmatizimi edhe më të madh për personat LGBTI në Kosovë rrjedh edhe prej Kuvendit, i cili duhet t’i përfaqësojë të gjithë qytetaret pa dallim, pa dallim orientimi seksual, pa dallim orientimi identiteti gjinor”, ka theksuar Shabiu, në emisionin “Tempus” në KTV.