Bugaqku: Qeveria na fton, por s’i merr sugjerimet e shoqërisë civile

Vullnet Bugaqku, hulumtues i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), në emisionin “Tempus” në KTV, tha se Qeveria e tanishme edhe pse fton shoqërinë civile prapë se prapë opinionet e këtyre të fundit nuk i merr parasysh, opinione këto lidhur me Projektligjet e iniciuara.
“Ftojnë në parim konsensus shoqërinë civile që të marrin pjesë kështu në grupe punuese, mirëpo e keqja e kësaj është se ne paravarësisht se i ofrojmë dhjetëra komente, ne nuk japim komente veç sa për me ba një sa për sy e faqe, po thjesht ne kemi ekspertizë tonën sado që ndoshta këta nuk besojnë se e kemi këtë ekspertizë sepse jemi gjatë në këto punë dhe punojmë dhe jemi të paktën profesionistë, e kemi vërejtë tendencën që pavarësisht se na ftojnë nuk i marrin për bazë fare rekomandimet dhe vërejtjet e shoqërisë civile”, tha Bugaqku.
