Shala thotë se ka mungesë të veprimeve për gjykimin e krimeve të luftës në Kosovë

Shala thotë se ka mungesë të veprimeve për gjykimin e krimeve të luftës në Kosovë
Gzim Shala, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), në emisionin “Tempus” në KTV, tha se ka mungesë të veprimeve për gjykimin e krimeve të luftës në Kosovë.
“Që nga viti 2014 dhe deri në vitin 2018 të gjitha kompetencat i kanë pasur prokurorët vendorë, në përjashtim të atyre rasteve, të cilat kanë qenë në proces. Që nga vitin 2018 e tutje, i ka kompetencat e plota. Nëse e krahasojmë që nga viti 2014, i bie që janë plot 9 vite që kur prokurorët vendorë kanë kompetenca në trajtimin e rasteve të krimeve të luftës dhe që fatkeqësisht rezultatet mungojnë”, tha Shala.
Sipas tij, vite më parë kishte një deklarim që kishin filluar hetimet për masakrën ndaj familjes Jashari dhe ende nuk dihet çfarë ka ndodhur me to.
“Mirëpo, kanë kaluar ndoshta dy vite, dhe e dimë që afati i kaluar sipas Kodit të kaluar të Procedurës Penale ka qenë 2 vite e 6 muaj afati i hetimeve maksimum, tash është 3 vite e 6 muaj dhe ne ende nuk kemi një përgjigje se çfarë ka ndodhur me këto hetime”, theksoi Shala.
Shala: Paradoksalisht, sot për krime lufte kemi më shumë të dënuar shqiptarë sesa serbë
Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Gzim Shala, të hënën në emisionin “Tempus” në KTV, tha se është paradoksale se si sot kemi më shumë shqiptarë të dënuar sesa serbë për krime lufte.
“Janë një numër i konsiderueshëm i masakrave në Kosovë, të cilat nuk kanë marrë përgjigje nga ana e institucioneve të drejtësisë qoftë atyre vendore, qoftë atyre ndërkombëtare. Masakra në Burgun e Dubravës, masakra ndaj familjes Jashari, e Krushës, e Rezallës, e Studimes, e tjerë, që të gjitha këto krime makabre që ndoshta e kanë tronditur edhe botën, nuk kanë arritur të marrin një përgjigje nga ana e sistemit të drejtësisë”, tha Shala.
Ai tha se në trajtimin e këtyre rasteve fillimisht ka dështuar UNMIK-u, pastaj EULEX-i dhe vendorët.
“Paradoksi që ka lind nga mënyra paradoksale e trajtimit të këtyre rasteve të krimeve të luftës, ka sjellë deri te ajo që sot kemi shumë më shumë persona të dënuar e të akuzuar të nacionalitetit shqiptar sesa të nacionalitetit serb, përkundër faktit që është botërisht e ditur sa është numri i viktimave shqiptare e sa i viktimave serbe”, shtoi Shala.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Shala: Qartazi kemi të bëjmë me vepër penale të terrorizmit

Ibishi: Armatimi tregon se sulmi dhe furnizimi vjen nga Serbia

Vrajolli: Dështimi ka ndodhur te KFOR-i

Bytyqi: Ekipi i gazetarëve që qëndroi në Banjskë dëgjoi të shtëna armësh rreth 3 km nga vendi ku u stacionua

Prokurori Abazi: Pelegrinët që u gjetën në Manastirin e Banjskes nuk ishin të përfshirë në rast

Gjyqtari Maxhuni: Gjoba prej 200 eurosh për kanosje ndaj një gazetari ose komunitetit LGBTIQ+, e ultë

Mulliqi: Sulmuesit e gazetarëve ndëshkohen kryesisht me gjobë

Prokurori Zeqaj: Rastet e gazetarëve trajtohet me prioritet, 5 aktakuza deri në gusht të këtij viti

Shabiu: Nxitja e dhunës e urrejtjes ndaj personave LGBTIQ+ nis në Kuvendit të Kosovës

Të drejtat dhe përgjegjësitë e institucioneve në trajtimin e rasteve të gazetarëve dhe LGBTIQ+?

Miftaraj: MD-ja në përpjekje për ta kapur Këshillin Prokurorial
