Tempus

Fetahu: Kanë pushuar të gjitha alibitë për mosdekretimin e kryeprokurorit të shtetit

Faton Fetahu - Avokat i PDK-se
 

Avokati i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Faton Fetahu, në emisionin “Tempus” në KTV, tha se kanë pushuar të gjitha alibitë për mosdekretimin e kryeprokurorit të shtetit.

Sipas Fetahut, tashmë presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka një situatë me dy rrugë ose dekretimin e kandidatit të propozuar ose refuzimin e dekretimit të tij.