Avokati i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Faton Fetahu, në emisionin “Tempus” në KTV, tha se kanë pushuar të gjitha alibitë për mosdekretimin e kryeprokurorit të shtetit.
Sipas Fetahut, tashmë presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka një situatë me dy rrugë ose dekretimin e kandidatit të propozuar ose refuzimin e dekretimit të tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sot presidentja e ka një situatë me dy rrugë, ose është dekretimi i kandidatit të propozuar ose është refuzimi i dekretimit, e pastaj do ta ndërtojmë një rast në Gjykatën Kushtuese sepse ju e dini që është rast i humbur, ama rrugë të mesme tashmë nuk ka pas këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese”, tha Fetahu.