Manaj: Albulena Haxhiu do duhej të shkarkohej

Manaj: Albulena Haxhiu do duhej të shkarkohej
Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), Shkëmb Manaj, tha se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, do të duhej të shkarkohej.
“Ministrja e Drejtësisë është dashur deri tash të shkarkohet nga Kryeministri. Një Kryeministër i përgjegjshëm i secilit vend në mënyrën se si është duke u sjellë ministrja e Drejtësisë është dashur qysh moti të shkarkohej, por ai nuk po e bën këtë punë edhe ministrja nuk po jep dorëheqje”, tha Manaj.
Tutje Manaj ka thënë se është shqetësuese se ajo po i kundërshton aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, por sipas tij nuk është shqetësuese kur këtë e bën Albulena Haxhiu.
“Sepse me të thënë të drejtën kjo në mënyrën se si iu ka qasur institucioneve, qysh po ndërhyn në institucionet e pavarura kjo ka krijuar rregull, ju i dini ndërhyrjet në të gjitha institucionet e drejtësisë, e dini ndërhyrjen e ministres në seancë, sepse ministrja ka aktakuzë aktive”, tha Manaj.
Sipas tij, nuk ka vend demokratik në botë që ministrja e Drejtësisë njëkohësisht e ushtron edhe detyrën e ministres së Drejtësisë dhe tenton ta reformojë krejt sistemin e drejtësisë në vend dhe të ketë aktakuza aktive.
Manaj: Asnjë veprim i suksesshëm për reformën në drejtësi
Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), Shkëmb Manaj, tha se nuk kishte asnjë veprim të suksesshëm për reformën në drejtësi.
“Opozita e ka dhënë fjalën e vet, do të thotë nuk është se nuk i ka shprehur qëndrimet edhe në seancë plenare edhe në komisione, këto vërejtje që i kemi dërgu pastaj në Kushtetuese janë dërguar në Kuvend, por ju e dini se nuk janë marrë fare parasysh nga kjo mazhorancë, sepse kjo mënyrë arrogante e injoron jo vetëm opozitën por edhe shoqërinë civile”, tha Manaj.
Ai tha se ishte theksuar disa herë që ky Projektligj është ndërtuar në mënyrë kundërkushtetuese.
“Unë e kam thënë edhe më herët në emision këtu se mënyra se si Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria i është qasur procesit të reformave në sistemin e drejtësisë, është duke u bërë me qëllim që këto reforma mos me ndodh në sistemin e drejtësisë. Nuk mundesh me bë reforma me ligje kundërkushtetuese, është nxjerrë Ligji për KPK, paralelisht me të është procesi i Vettingut dhe mënyra se si iu kanë qasur me dy procese paralelisht tregojnë që këta në çdo formë, me çdo mënyrë po duan t’ua shkëputin këtyre mandatet dhe t’i sjellin njerëzit e tyre. Nuk bëhet reforma kështu në sistemin e drejtësisë”, theksoi Manaj në “Tempus” të KTV-së.
Ai tha se asnjë veprim nuk është bërë në reformat e drejtësisë dhe se sipas tij ashtu sikurse kanë dështuar me Ligjin e KPK-së, LVV do të dështojë edhe me procesin e Vettingut dhe Ligjin për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
“Punësimi dhe drejtësia, këto janë dy shtyllat e Vetëvendosjes që ka ardhur në pushtet. Në fushën e drejtësisë, asnjë veprim nuk është bërë për reformat në sistemin e drejtësisë, që po tregohet i suksesshëm”, shtoi ai.
Manaj për vendimin e Kushtetueses: Lajm i mirë që Qeveria e LVV-ja nuk arritën ta kapin KPK-në
Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), Shkëmb Manaj, tha se rrëzimi i Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) nga Gjykata Kushtetuese, është lajm i mirë, pasi sipas tij në këtë formë, Qeveria dhe partia në pushtet- Lëvizja Vetëvendosje, nuk arritën ta kapin KPK-në.
Ai në emisionin “Tempus” nw KTV theksoi se kanë qenë të bindur që në fillim se ky Ligj është kundërkushtetues dhe se këtë nuk e konsiderojnë si fitore të opozitës, por fitore të drejtësisë.
“Është fitore e drejtësisë, është fitore e sundimit të ligjit në këtë vend, e ruajtjes së sistemit tonë juridik, e ruajtjes së pavarësisë së institucioneve të pavarura kushtetuese dhe është një lajm i mirë sepse Qeveria e Kosovës dhe shumica parlamentare-Lëvizja Vetëvendosje, nuk arriti që ta kapë këtë institucion të pavarur kushtetues dhe jo vetëm ta kapë këtë institucion të pavarur kushtetues, por të ndërhyjë në institucionet e pavarura kushtetuese”, tha Manaj.
Ai shtoi që nëse konsiderohet që këto institucione janë kapur, reforma në drejtësi nuk bëhet duke i rikapur institucionet e pavarura kushtetuese.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Miftaraj: Veprimet e fundit të Kurtit, blerje e kohës që marrëveshja finale me Serbinë mos t’i mbetet në dorë

Kamberi: Dështimi i Marrëveshjes së Ohrit i konvenon veç Rusisë

Gruda: Ngjarjet në veri, dramë personale e Kurtit

Ademi nga AGK: Qeveria jotransparente dhe linçuese ndaj mediave

Zekaj: Në mesatare më shumë gazetarë të lënduar në veri sesa personel të sigurisë apo protestues

Kusari: Gazetarët janë pa mbrojtjen e shtetit

Mehmeti: Një vozitës i KOHËS ka mbetur i bllokuar në Komunën e Zveçanit

Kukalaj: Kryerësit e masakrës së Dubravës hyjnë në Kosovë, pasi s’ka asnjë akuzë ndaj tyre

Alija: Viktimat e masakrës së Dubravës nga 15 deri në 65 vjeç, dëshmitarët po vdesin

Shala thotë se ka mungesë të veprimeve për gjykimin e krimeve të luftës në Kosovë

Zogaj: Jam intervistuar vetëm formalisht nga EULEX-i, me kalimin e kohës po zbehen kujtimet
