Ligjëruesi i Sociologjisë Politike, Artan Mustafa, në emisionin “Tempus” në KTV, tha se thelbi i marrëveshjes mes palës kosovare dhe asaj serbe, do të thotë krijimi i një autonomie për komunitetin serb.
i marrëveshjes është neni 7 dhe neni 10, do të thotë krijimi i një autonomie për komunitetin serb, një autonomie asimetrike që po i bie kompetenca pak më të mëdha se komunat e tjera. Tash Ehati si e interpretoi është në linjë edhe me interpretimin që e ka bërë në shumë aspekte Marc Welleri në këto shkrime te Koha Ditore që i ka pas që Qeveria ka hy në një strategji shumë minimaliste, do të thotë se interpretimi i saj është që madje në aneks kemi një formulim shumë më pozitiv se në vitin 2013, do të thotë bëhet fjalë vetëm për një koordinim të përgjegjësive funksionale të komunave, mirëpo nëse marrin perspektivën e fuqive perëndimore për shembull të përfaqësuara përmes atyre modeleve që ia kanë ofruar Qeverisë për t’i konsultuar, është e qartë se ata kërkojnë një autonomi e cila do të përfshijë përgjegjësi legjislative, ekzekutive sepse shumica e atyre modeleve i kanë përgjegjësitë legjislative ekzekutive”, tha Mustafa në emisionin “Tempus”.
Sipas tij, ka edhe elemente prej dispozitave që ekzistojnë deri sot e që mund të bëhet fjalë edhe për autonomi territoriale.
“Ka raste ku ka edhe kompetenca gjyqësore, sistemi gjyqësor, pastaj në rastin e Kosovës kemi edhe punë edhe në terren, për shembull Mitrovica e Veriut ka të drejtën e Universitetit. Ka pas një marrëveshje me NATO-n, që ushtria nuk mundet të shkojë sipas interpretimit të NATO-s në Veri, do të thotë gjithashtu ka elemente prej dispozitave qe ekzistojnë deri sot që mund të bëhet fjalë edhe për autonomi territoriale”, tha Mustafa.
Ai tha se fakti që një komunitet i tillë krijohet me statut dhe fakti që ekziston aspekti socio-demografik, janë elemente të autonomisë territoriale.
“Kjo ashiqare është synimi i Serbisë, se synimi i Serbisë edhe ka qenë i hapur me projekte zyrtare që i janë dorëzuar UNMIK-ut më herët, etj etj, që ajo synon një lloj kantonizimi, federalizmi të Kosovës, përsëritjen e rastit të Bosnjës, por sa do të shkojë Qeveria e Kosovës me siguri do të varet edhe nga oferta e perëndimit në mbështetje për integrim në organizata ndërkombëtare. Mua po më duket që kemi të bëjmë me këtë raport”, shtoi ai.