Tempus

Zeqiri: Zyrtarët policorë në muajin shkurt kanë marrë pagat pa shtesat për rrezikshmëri

 

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri në emisionin “Tempus” në KTV, tha se me Ligjin e Pagave, zyrtarët policorë pagat e muajit shkurt i kanë marrë pa shtesat për rrezikshmëri.

Ai deklaroi se kanë atakuar një sërë pikash të Ligjit për Paga në kohën kur ai ishte ende Projektligji, duke përfshirë edhe pjesën e shtesave për rrezikshmëri për zyrtarët policorë.