Gashi: Asnjëherë s’u ftuam nga Qeveria për të marrë pjesë në hartimin e reformës pensionale

Gashi: Asnjëherë s’u ftuam nga Qeveria për të marrë pjesë në hartimin e reformës pensionale
Nijazi Gashi, kryetar i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, në emisionin “Tempus” në KTV, ka thënë se asnjëherë nuk janë ftuar nga Qeveria për të marrë pjesë në hartimin e reformës pensionale.
“Nga Lidhja e Pensionistëve të Kosovës i kemi dërguar jo një herë shkresa, por disa herë, që së paku një përfaqësues nga Lidhja e Pensionsitëve të Kosovës, të jetë në komision, të ftohet në komisionin ku bëhet hartimi apo përpilimi i atij plotësim-ndryshimi të Ligjit apo reformës të re pensionale. Asnjëherë, përkundrazi na kanë injoruar”, ka thënë Gashi.
Sipas tij, as një organizatë joqeveritare që ka rol të ndihmojë iniciativa sociale, nuk ua ka mundësuar organizimin e një tryeze të rrumbullakët.
“Çka është më e keqja këtu është një organizatë ‘Friedrich-Ebert-Stiftung’, e cila ka për rol të ndihmojë iniciativat sociale dhe ajo nuk ka mundësuar neve gjatë verës që shkoi, kemi kontaktuar, kemi kërkuar që të organizojë një tryezë të rrumbullakët ku do t’i ftojë grupet parlamentare të gjitha partive dhe të diskutojmë këtë çështje dhe ata nuk na u kanë përgjigj dhe me një heshtje të pashpjegueshme na kanë injoruar dhe nuk na kanë ftuar”, ka shtuar Gashi.
Ai ka thënë se tani kanë marrë obligim hartimin e Statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, dhe tash ata sipas tij po përzihen në politikë dhe nuk po iu përgjigjen atyre që e kanë për obligim t’iu përgjigjen dhe se nuk po i përkrahin.
Gashi: Pensionistët në gjendje të mjerueshme, asnjë Qeveri s’është marrë me ta
Kryetar i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Nijazi Gashi, në emisionin “Tempus” në KTV tha se kategoria e moshës së tretë në Kosovë është në gjendje të mjerueshme dhe se asnjë Qeveri nuk është marrë me këtë çështje.
Gashi theksoi se në Kosovë është bërë një eksperiment që nuk është dashtë të bëhet, sepse Kosova është pjesë e shteteve të Ballkanit dhe në një formë ka qenë krahinë autonome në kuadër të Federatës Jugosllave, dhe sipas tij meqë tjera njësi administrative të Federatës Jugosllave i kanë vazhduar politikat sociale të formës çfarë i kanë pasur, Kosova nuk është dashur të bëhet pjesë e eksperimenteve të paverifikuara në Evropë.
“Për fat, vetëm Kosova në këtë regjion e ka sistemin e trustit pensional dhe nuk ka fond për sigurime pensionale, gjë që shkakton paqartësi në interpretim dhe ekzekutim të këtyre gjërave saqë me të vërtetë neve jemi dëshmitarë që kategoria e moshës së tretë janë në gjendje të mjerueshme. Ata kanë provuar të bëjnë një Ligj të skemave sociale, i cili është aq i paqëndrueshëm dhe aq kontravers në vetvete saqë në asnjë shtet normal nuk do të kishte me vazhduar që 24 vite të funksionohet me këtë sistem se me të vërtetë është krim kundër një gjenerate të tërë, por edhe shumë gjeneratave të cilat janë viktimë e përpilimit të këtij akti ligjor që është aq i padefinueshëm, aq i paqartë sa që lë mundësinë e keqinterpretimit dhe keqekzekutimit që po e shohim për ditë”, tha Gashi.
Sipas tij, asnjë deri më tani nuk është marrë këtë çështje, vetëm disa herë në periudha të shkurtra, si ka filluar diçka është ndërruar Qeveria dhe e kanë lënë.
Ai shtoi se ata kanë dërguar projekt-propozim për ndryshimin e Ligjit të skemave sociale të cilat e kanë kaluar leximin e parë në Kuvend, e që nuk janë proceduar më tutje dhe kanë vazhduar me avazin e vjetër.
Gashi: Nëse s’bëhet Fondi i sigurimeve pensionale, nuk zgjidhet çështja e pensionistëve
Nijazi Gashi, kryetar i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, në emisionin “Tempus” në KTV tha se në rast se nuk bëhet Fondi i sigurimeve pensionale në Kosovë, asnjëherë nuk zgjidhet çështja e pensionistëve.
Sipas tij, gjendjen më të keqe e kemi në kategorinë e pensionistëve, në arsim dhe shëndetësi, e të cilat duhet të mbështeten më së shumti nga Qeveria e që kjo nuk po ndodh.
Ndërsa, thekson se kategoria e pensionistëve po e pëson më së shumti.
“Nëse nuk bëhet Fondi për sigurime pensionale në Kosovë, kurrë nuk do të zgjidhet çështja e pensionistëve të Kosovës, kurrë, se thonë mos thuaj kurrë, por unë po them që kurrë s’ka me u zgjidh çështja e pensionistëve të Kosovës pa Fond të sigurimeve pensionale”, tha Gashi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Fetahu: Kanë pushuar të gjitha alibitë për mosdekretimin e kryeprokurorit të shtetit

Demolli-Nimani: MD-ja dështoi ta bëjë reformën në KPK

Miftaraj: Në një shtet normal, ministrja e Drejtësisë s’i atakon vendimet e Kushtetueses

Manaj: Albulena Haxhiu do duhej të shkarkohej

Mustafa: Thelbi i marrëveshjes, krijimi i një autonomie për komunitetin serb

Rrecaj: Ka dilema nëse marrëveshja duhet të ketë pëlqimin e Kuvendit

Miftaraj: Ka qenë iluzion heqja e Asociacionit nga tavolina

Rexhepi për Asociacionin: S’kemi të bëjmë me të drejta të pakicave, por shtrirje të ndikimit të Vuçiqit

Molliqaj: Një fëmijë që rritet me një prind nuk është më ndryshe sesa ai që rritet me dy

Sociologu Beshiri tregon se në çfarë rrethanash do ta përkrahte fertilizimin e asistuar

Demolli: E drejta e grave për të krijuar familje pa u martuar me një burrë është e drejtë kushtetuese
