Kamberi: Nëse Asociacioni normalizon marrëdhëniet, atëherë jemi në rrugën e duhur

Kamberi: Nëse Asociacioni normalizon marrëdhëniet, atëherë jemi në rrugën e duhur
Belgzim Kamberi, drejtor ekzekutiv në Institutin për Politika Sociale “Musine Kokalari”, në emisionin “Tempus” në KTV tha se nëse themelimi i Asociacionit për komunat me shumicë serbe, normalizon marrëdhëniet, atëherë jemi në rrugën e duhur.
“Asociacioni për mua do të kishte kuptim të diskutohet edhe të thellohet diskutimi vetëm nga perspektiva nëse ka realisht kapacitete për normalizim të marrëdhënieve. Nëse kemi Asociacion për me vazhdua armiqësitë e tanishme, atëherë është tejet problematike, e nëse kjo shpie në normalizim të marrëdhënieve të vërteta dhe në paqësim të rajonit, me NATO, me Këshill të Evropës e të tjerë, atëherë mendoj që jemi tu ec në drejtim të duhur”, tha Kamberi.
Po ashtu, Kamberi tha se plani franko-gjerman është shumë më i rëndësishëm për shkak se nga ky plan sipas tij do të determinohet realisht a ka kapacitete për normalizim të vërtetë të marrëdhënieve edhe për paqësimin e rajonit edhe veçanërisht në këtë drejtim a është Serbia e interesuar.
Andaj, tha se ky plan ka me qenë shumë më interesant nga perspektiva e rajonit edhe mbi të ardhmen.
Ndërsa, shtoi se temë tjetër e rëndësishme sipas këtij plani është edhe çështja e pakicave.
“Veçanërisht një temë që mendoj që është e rëndësishme është çështja e pakicave se përmes këtij plani, ky plan flet do të thotë edhe për të drejtat e pakicave që duhet të avancohen që do të nënkuptonte që Serbia do të duhet të bënte shumë më shumë përpjekje edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe që çështja e pakicave në Serbi të hapej nesër’’, theksoi Kamberi.
Kamberi: Asociacioni do varet nga plani franko-gjerman
Belgzim Kamberi, drejtor ekzekutiv në Institutin për Politika Sociale (IPS) “Musine Kokalari”, në emisionin “Tempus” në KTV tha se Asociacioni do të varet nga plani franko-gjerman.
‘‘Mendoj që sot diskutimi është më shumë rreth asaj se a po bëhet njëherë Asociacioni edhe pastaj bëhet plani, marrëveshja franko-gjermane, sepse sado që nuk duken që janë të shkëputura njëra prej tjetrës, duken që janë paralele. Në këtë drejtim, mendoj që Asociacioni do të varet shumë nga a do të bëhet marrëveshja franko-gjermane sepse Asociacioni nuk do të kishte kuptim nëse Serbia nuk do të zotohej që faktikisht do të sillej në mënyrë më paqësore dhe më paqedashëse me Kosovën dhe prandaj këto janë të ndërlidhura njëra me tjetrën”, tha Kamberi.
Tutje, Kamberi theksoi se dinamika e sotme është pikërisht këtu sepse sipas tij edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pak a shumë çka është përpjekur të bëjë është të përfshihet Asociacionin brenda planit franko-gjerman apo evropian.
‘‘Plani franko-gjerman, për mua është më shumë plan i parimeve dhe tash ky plan i parimeve po duket që pak a shumë parimet me qenë të panegociueshme apo të padiskutueshme para një marrëveshje gjithëpërfshirëse’’, tha Kamberi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Mustafa: Thelbi i marrëveshjes, krijimi i një autonomie për komunitetin serb

Rrecaj: Ka dilema nëse marrëveshja duhet të ketë pëlqimin e Kuvendit

Miftaraj: Ka qenë iluzion heqja e Asociacionit nga tavolina

Rexhepi për Asociacionin: S’kemi të bëjmë me të drejta të pakicave, por shtrirje të ndikimit të Vuçiqit

Molliqaj: Një fëmijë që rritet me një prind nuk është më ndryshe sesa ai që rritet me dy

Sociologu Beshiri tregon se në çfarë rrethanash do ta përkrahte fertilizimin e asistuar

Demolli: E drejta e grave për të krijuar familje pa u martuar me një burrë është e drejtë kushtetuese

Meta: Jam për familjen biologjike dhe kundër martesave të gjinisë së njëjtë

Fatahu: Nëse Avokati i Popullit s’e dërgon Ligjin e Pagave në Kushtetuese, PDK-ja e ka vullnetin ta bëjë

Shala: Ligji i Pagave më së shumti favorizon këshilltarët politikë

Gashi: Ky ligj është i zyrtarëve politikë
