Tempus

Rexhepi: Me lindjen e mediave online, është rrezikuar ruajtja e privatësisë

 

Kryeredaktorja e Grupit KOHA, Brikenda Rexhepi, në emisionin “Tempus” në KTV ka thënë se me lindjen e mediave online, është rrezikuar ruajtja e privatësisë.

“Ajo që ka ndodhur kohëve të fundit në Kosovë, në krejt botën është lindja e këtyre mediave online të shumta, të portaleve, pastaj të rrjeteve sociale ku me çka edhe po rrezikohet ky standardi i ruajtjes së privatësisë dhe pavarësisë”, ka thënë Rexhepi.