Tempus

Shala përmend vendimin seksist të Gjykatës së Gjilanit e rastin e gjykatësit Eroll Gashi

 

Gzim Shala, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), ka deklaruar se pasi që Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) kishte konstatuar se nuk ka shkelje në veprimin e gjykatësit Eroll Gashi lidhur me urdhëresën ndaj ministrit Xhelal Sveçla dhe po ashtu përmendi edhe vendimin seksist të Gjykatës së Gjilaniit, që sipas tij vendimet e KGJK-së tilla në aspaktin meritor janë shumë problematike.

“Më shumë raste shkojnë statistikisht në Këshill Gjyqësor të Kosovës sesa më parë që hudheshin symbyllurazi nga autoritetet kompetente dhe këtu duhet me njoftë meritën e KGJK-së, vendimi për me i publiku vendimet për me i hudh ankesat disiplinore. Tanimë është e hapur e gjitha, por haptazi në raport me këtë kanë ndodhur dy probleme që për bindjen time janë shumë problematike nga ana e KGJK-së. E para ka qenë rasti i aktgjykimit seksist të Gjykatës Themelore në Gjilan, që ishte një aktgjykim që thoshte se me vetë faktin se një grua ka udhëtuar me një taksist mashkull e njëjta ka dhënë pëlqimin për t’u futur në aventura seksuale se viktima ka qenë moralisht e prishur kështu dicka, sepse ka bredhur, është shoqëruar me djem, e të tjerë. Vendimi i KGJK-së që e konsideron të parashkruar këtë rast, për bindjen time është i kundërligjshëm dhe kjo është e qartë, ligjërisht të thuhet e bardha në të zezë”, tha Shala në Tempus të KTV-së.