Udhëheqësit e fushatës së kandidatit demokrat, Joe Bidenit, ka akuzuar rrjetin social Facebook se ua ka humbur mbi 500 mijë dollarë në disa donacione, lidhur me sistemet e reklamave.
Facebook ka pranuar gjatë se enjtes se kishte ndodhur një “defekt teknik” që e kishte parandaluar shfaqjen e disa reklamave gjatë kësaj jave.
“Ne jemi pesë ditë larg ditës së zgjedhjeve dhe besojmë se reklamat duhet të shfaqen siç duhet, ose në të kundërten, kundërshtarëve tanë po u jepet avantazh i padrejtë partiak”, ka deklaruar drejtori i fushës dixhitale të Bidenit.
Ndërkohë, rrjeti social ka thënë se çështje teknike kanë ndikuar në të dy fushatat presidenciale.
CNN ka vëzhguar fushatën e kandidatit të republikanëvë, Donald Trumpit, dhe ka kuptuar se dy kandidatët përdorin reklama në Facebook dhe kanë shpenzuar dhjetëra miliona dollarë gjatë këtij viti.
Edhe
Mbi 660 mijë euro për 12 ditë fushatë shpenzuan katër partitë kryesore
Fushatat e Bidenit ka qenë kritike ndaj Facebookut në këto zgjedhje, duke thënë se ky rrjet social ka lejuar edhe publikimin e gënjeshtrave, duke aluduar në kundërkandidatin Trump.
Ndërkohë, Facebook kishte njoftuar gjatë shtatorit se do kufizonte reklamimet politike dhe se organizatat apo mediumet që merren me verifikimin e lajmeve, mund t’i konstatonin nëse janë të vërteta apo jo.