Platforma për videolidhje, Zoom, ka njoftuar për blerjen e një kompanie të njohur si “KITES”, e që ka punuar në softuerin për përkthim e transkriptim në kohë reale.
Sipas Zoomit, blerja synon të lehtësojë komunikimin mes njerëzve që flasin gjuhë të ndryshme.
“Kites” u nis në Institutin e Teknologjisë në Karlsruhe dhe teknologjia e saj për përkthim u zhvillua nga studentët që kishin nevojë për ndihmë që t’i kuptonin ligjëratat në gjuhën angleze apo gjermane.
Zoomi tashmë ka transkriptimin në kohë reale, por është i limituar te njerëzit që flasin në anglisht. Në një njoftim, Zoomi ka bërë të qartë se veçoria e re s’do të ketë kërkesa shtesë për përdorim.
Kompania ka thënë se po konsideron hapjen e një qendre hulumtuese në Gjermani, ku edhe ekip i “Kites” do të funksionojë.
Aplikacioni Zoom bëri bujë më së shumti gjatë pandemisë, në një kohë izolimi kur shumica e funksioneve si punë ashtu edhe shkollim u kryen nëpërmjet kësaj platforme.
-
Pse figurat e famshme po zgjedhin pagesat me kriptomonedha?
-
Britania planifikon t’i detyrojë rrjetet sociale t’u japin përparësi lajmeve të besueshme
-
Zvicra kërkon ndihmën e profesorit të Institutit të Teknologjisë në Cyrih
-
Studimi: “Uncensored AI” po përdoret për përhapjen e teorive konspirative dhe dezinformatave
-
Instagrami heq enkriptimin nga sot – çka do të thotë kjo për mesazhet private?