Uashington, 12 dhjetor - YouTube iu përgjigj dje kritikës në lidhje me ngacmimin e përdoruesve të internetit duke i përditësuar politikat e saj me ndalimin e kërcënimeve dhe fyerjeve keqdashëse të nënkuptuara.
YouTube tha se i ka ndaluar gjithmonë përmbajtjet që kërcënojnë në mënyrë të qartë dikë ose që inkurajojnë njerëzit të ngacmojnë dikë tjetër, por tani këtyre kritereve do t’u shtojë edhe kërcënimet e nënkuptuara dhe gjuhën poshtëruese.
Platforma në pronësi të Google tha se këtu përfshihen përmbajtjet që simulojnë dhunë ndaj një individi, ose gjuha e përdorur, që sugjeron se mund të ndodhë dhuna.
Këto ndryshime vijnë pas muajsh të tërë debatesh, të nxitura nga videot e postuara nga komediani konservator dhe prezantuesi Steven Crowder, ku ai komenton orientimin seksual dhe prejardhjen etnike të gazetarit latin Carlos Maza.
Sipas rregullave të reja, disa nga videot në kanalin “YouTube Crowder” ka të ngjarë të fshihen/DPA.
-
YouTube do t’ua mundësojë prindërve ta ndalojnë “scrollin” pa fund për adoleshentët
-
YouTube ashpërson politikat për videot ku shfaqen armë
-
YouTube ndalon fshirjen e përmbajtjeve nga zgjedhjet presidenciale të 2020-s
-
Auditimi i të drejtave civile në Google propozon trajtim më të mirë të gjuhës së urrejtjes
-
Rusia kërkon nga Google të ndalojë përhapjen e kërcënimeve në YouTube