Në tremujorin e fundit u hoqën më shumë se 100 mijë video që nxisnin urrejtjen, thënë ndryshe pesë herë më shumë se tremujori i kaluar, sipas disa të dhënave të përfshira në një postim zyrtar në Google.
“Në tremujorin e dytë të 2019 numri i komenteve të hequra pothuajse është dyfishuar në mbi 500 milion, pjesërisht për shkak të një rritje të madhe të gjuhës së urrejtjes’’, shpjegon Google, transmeton ATSH shkrimin e ANSA-s.
”Në 18 muajt e fundit, YouTube ka fshirë video me përmbajtje urrejtjeje. Mbi 87% e nëntë milionë videove të hequra në tremujorin e dytë të vitit 2019 u raportuan së pari nga sistemet e automatizuara të YouTube”, shtoi kompania.
Artikuj të ngjashëm
-
YouTube: Komentuesit mund ta ndryshojnë postimin nëse u duket fyes
-
FIFA zbulon shifrat e komenteve të urrejtjes në Botëror
-
YouTube ndalon fshirjen e përmbajtjeve nga zgjedhjet presidenciale të 2020-s
-
Auditimi i të drejtave civile në Google propozon trajtim më të mirë të gjuhës së urrejtjes
-
TikToku fshin miliona video brenda pak muajve