Një nga yjet më të famshëm të qiellit të natës, Betelgez, që nga tetori ka qenë pak më i dobët se zakonisht, thonë astronomët.
Betelgez është një gjigant i kuq dhe është një nga yjet më të mëdhenj të njohur sepse rrezja e tij është të paktën e barabartë me distancën e Marsit nga Dielli ynë, ndërsa sipas disa matjeve edhe distanca e Jupiterit, shkruan KOHA Ditore. Atë mund ta njihni lehtë - si një yll i pazakontë i kuq në yjësinë e Orionit.
Betelgesis është në fundin e jetës së tij i kërcënuar nga shpërthimi të cilin nga Toka do të mund ta vëzhgojmë gjatë ditës dhe natës si një supernovë e madhe.
Pikërisht për shkak të faktit se Betelgez po vdes brengos fakti se vezullimi i tij është zvogëluar gjatë javëve të fundit. A është kjo një shenjë që shpërthimi po afron? Jo domosdoshmërisht.
Shpjegimi më i mundshëm është se Betelgez ka hyrë në fazën e emetimit të zvogëluar të dritës, diçka nëpër të cilën kalojnë të gjithë yjet, madje edhe Dielli ynë. Ka mundësi që Betelgez është në versionin ekstrem, minimal të ciklit, gjë që nga Toka mund të interpretohet si "humbje e dritës".
Ajo që i zvogëlon gjithashtu gjasat se bëhet fjalë për përgatitjen për shpërthim është fakti që astronomët nuk e dinë se kur do të ndodhë kjo. Po, është e mundur se do ta shohim një supernovë brenda vetëm tre ditëve, por edhe brenda 100,000 vjetëve, sepse dritarja kohore e vdekjes përfundimtare të një ylli është astronomikisht e madhe.