Kompania e njohur kineze, Xiaomi, ka zbuluar smartfonin e saj të parë Android One të quajtur Mi A1.
Smartfoni i ri është i fokusuar kryesisht për tregun indian, por ndoshta do të jetë në dispozicion edhe në tregjet tjera pasi që është smartfoni më i fuqishëm Android One për momentin, transmeton Koha.net.
Xiaomi Mi A1 vjen me ekran 5.5-inç me rezolucion 1080 pikselë, trup nga metali, procesor Snapdragon 625, 4 GB RAM memorie dhe 64 GB memorie të brendshme, si dhe me baterinë prej 3,080 mAh e cila karikohet përmes portit USB Type-C.

Gjithashtu, smartfoni i ri Android One më i fuqishëm në botë vjen në version me ngjyrë të zezë, ari ose rozë dhe çmimi i tij është rreth 200 euro, si dhe në dispozicion për shitje do të jetë nga 12 shtatori.
-
Apple kryeson tregun global të telefonave inteligjentë për vitin 2025
-
Më në fund lansohet iPhone i ri: gjithçka që duhet të dini
-
Apple për pak ditë lanson telefonin e ri: Gjithçka që dihet për modelin e veçantë
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
FIFA prezanton topin e ri të Kupës së Botës