Xiaomi ka konfirmuar zyrtarisht informacionin për ekzistimin e telefonit të ardhshëm Redmi S2 në faqen Weibo.
Kompania kineze e ka publikuar fotografinë që zbulon telefonin ngjyrë rozë që mban aktori kinez, Turbo Liu, transmeton kp.
Telefoni do të prezantohet më 10 maj, në Kinë dhe do të ketë procesor Snapdragon 625, kamerë 16MP, ekran 5.99-inç HD, 3GB RAM dhe 32GB hapësirë magazinimi.
Çmimi është rreth 175 dollarë dhe më tepër detaje do të kemi javën e ardhshme.