Xiaomi kishte prezantuar laptopin e tij Mi Notebook Air vitin e kaluar në versionet prej 12.5 dhe 13.3 inç.
Kompania vendosi që të mos publikojë modele të reja të laptopit, por vetëm që versioni 12.5 inç të marrë përditësimin e harduerit.
Xiaomi Mi Notebook Air prej 12.5 inç tash ka procesor Intel Core m3, i bazuar në arkitekturën Kaby Lake, transmeton kp. Ky përditësim sjell përmirësim prej 12 për qind në krahasim me gjeneratën e kaluar të laptopëve, e cila ka pasur procesorët Skylake.
Krahas përditësimit të procesorëve, përdoruesit tash mund të blejnë edhe Xiaomi Mi Notebook Air prej 12.5 inç me 256 GB memorie të brendshme. Modeli me 128 GB memorie të brendshme edhe më tej është i qasshëm.
Artikuj të ngjashëm
-
Më në fund lansohet iPhone i ri: gjithçka që duhet të dini
-
Apple për pak ditë lanson telefonin e ri: Gjithçka që dihet për modelin e veçantë
-
iPhone 17 pritet me ndryshimet më të mëdha ndonjëherë nga Apple
-
Kjo rrobalarëse Samsung ofron më shumë sesa një larje të zakonshme
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?