Ashtu siç është premtuar, kompania e njohur kineze sot ka prezantuar smartfonin e ri për video-lojëra – Black Shark Helo. Njëjtë sikurse paraardhësit e tij, edhe ky model synon të lë përshtypje me specifikat e fuqishme dhe një numër të veçorive me një çmim të volitshëm.
Dallimi kryesor mes dy gjeneratave të këtij modeli është ekrani. Black Shark Helo në vend të ekranit LCD mori atë AMOLED por pa ‘notch’ (prerje), 6.01-inç e me rezolucion FHD+ (1080 x 2160).
Natyrisht, Black Shark Helo vjen me procesor të teknologjisë së fundit të Qualcommit, Snapdragon 845, i kombinuar me 6 ose 8 GB RAM memorie dhe 128 GB memorie të brendshme, transmeton Koha.net. Megjithatë, në dispozicion është edhe modeli premium me 10 GB RAM dhe 256 GB memorie të brendshme, por nuk përmendet nëse ka mbështetje për kartelën microSD.
Gjithashtu, ky smartfon për video-lojëra vjen me tre kamera në pjesën e pasme – dy prej 12+20 megapikselë dhe e treta prej 12 megapikselë, ndërsa ajo e përparme për ‘selfie’ prej 20 megapikselë.
{gallery}
Xiaomi Black Shark Helo, po ashtu, vjen me baterinë prej 4,000 mAh që mbështet veçorinë Quick Charge 3.0 për mbushje të shpejtë si dhe punon me sistemin operativ Android 8.1 Oreo dhe me ndërfaqen e përdoruesit MIUI 10.
Edhe
Më në fund lansohet iPhone i ri: gjithçka që duhet të dini
Kompania thotë se Black Shark Helo do të ofrojë një eksperiencë më të mirë deri më tani për fansta e video-lojërave dhe së bashku me smartfon ajo ofron edhe ty pjesë që ngjiten në këtë smartfon ku pastaj krijohet një formë e kontrollerit.
Sa i përket çmimit, Black Shark Helo me 6 GB kushton rreth 460 dollarë, me 8 GB kushton rreth 505 dollarë dhe fillimisht do të jenë në dispozicion në tregun kinez. Ndërsa, çmimi dhe disponueshmëria e modelit me 10 GB/256 GB ende nuk është konfirmuar.
-
Apple për pak ditë lanson telefonin e ri: Gjithçka që dihet për modelin e veçantë
-
Kjo rrobalarëse Samsung ofron më shumë sesa një larje të zakonshme
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Samsungu shënon fitim rekord, por humb mbi 100 miliardë dollarë në vlerë tregu