Për të kundërshtuar qarkullimin e lajmeve të rreme (fake news) dhe dizinformimit, kompania WhatsApp ka vendosur një kufi të ri për ndarjen e mesazheve me përdoruesit e tjerë.
Platforma ka njoftuar se mesazhet që janë përcjellë shumë herë, dhe që janë identifikuar me etiketën e një shigjete të dyfishtë, mund të përcillen vetëm në një bisedë në një kohë.
“WhatsApp u konceptua si një mjet i mesazheve private dhe me kalimin e viteve ne kemi ndërmarrë disa masa që kanë ndihmuar në mbrojtjen e natyrës private të bisedave të përdoruesve tanë”, shtoi kompania.
Që kur kemi vendosur kufizime në funksionin e dërgimit për të përmirësuar përhapjen e përmbajtjes virale, numri i mesazheve të dërguara globalisht ka rënë me 25% “, shpjegon kompania në një postim, duke kujtuar ndryshimin e bërë në korrik 2018.
Në fillim të vitit 2019, platforma kufizoi dërgimin e mesazheve në 5 biseda në të njëjtën kohë/ANSA.
-
WhatsApp teston heqjen e lajmeve të rreme me anë të IA-së
-
Rusia kufizon thirrjet në WhatsApp dhe Telegram
-
WhatsAppi sjell veçori të re - komunikim pa numra telefoni
-
Britania planifikon t’i detyrojë rrjetet sociale t’u japin përparësi lajmeve të besueshme
-
Si po e anashkalojnë rusët perden digjitale të hekurt të Putinit?