Tech

WhatsApp e teston shikimin e webfaqeve brenda aplikacionit

Si shumë kompani të tjera, WhatsApp gjithashtu e ka një kanal beta në të cilin i teston funksionet dhe idetë e reja përpara se të vihen në dispozicion të të gjithëve. Ndër funksionet më të fundit, i cili u zbulua kohët e fundit, përfshihet analizimi i webfaqeve në kuadër të aplikacionit, si dhe kërkimi i kundërt i fotove, shkruan GSMArena.

Siç nënkupton edhe vetë emërtimi, "in-app browser" ju mundëson hapjen e webfaqeve në kuadër të WhatsAppit. Në këtë mënyrë, përdoruesi nuk ka nevojë të largohet nga WhatsApp për t’i hapur linqet. Megjithatë, duhet të theksohet se nuk është e mundur të krijohen screenshote dhe të xhirohet ekrani gjatë përdorimit të analizimit të faqes. Ky opcion i informon gjithashtu përdoruesit kur e hapin faqen se cila mund të jetë potencialisht malinje.

Image

Funksioni i dytë që është në fazën e testimit është kërkimi përmes fotove. Opsioni ju mundëson t’i uploadoni në Google fotot që i keni marrë në chat për të parë nëse të njëjtat janë shfaqur ndonjëherë në web. Në këtë mënyrë është e mundur të kontrolloni nëse fotografia është e vërtetë apo jo, shkruan KOHA Ditore.

Të dy funksionet janë vërejtur në aplikacionin beta të WhatsApp për Android dhe aktualisht nuk janë në dispozicion për përdoruesit. Nuk ka ende informata se kur ato do të mundësohen për të gjithë.