Platforma e bisedave WhatsApp ka bërë të ditur se do të vazhdoj të kryejë përditësimet e politikave të privatësisë.
Sipas WhatsAPP, përditësimet do të bëhen duke lejuar përdoruesit që të lexojnë “me hapat e tyre” dhe po ashtu do të shfaqe një banderolë për të shtuar informata shtesë, shkruajnë mediat e huaja.
Në janar të këtij viti, kjo platformë e mesazheve kishte informuar përdoruesit e saj se ishte duke përgatitur një politikë të re të privatësisë përmes së cilës do të mund të shpërndaheshin të dhëna të kufizuara të përdoruesve me Facebook-un dhe kompanitë e tjera të saj.
Njoftimi i WhatsApp për përditësimin e politikave të privatësisë vjen vetëm pak pasi “babai” i tij Facebook-u ka bllokuar përmbajtjet e lajmeve në Australi gjë që shkaktoi reagime të shumta tek publikuesit dhe politikanët atje.
-
WhatsAppi me përditësim të ri, mirëpritet nga përdoruesit
-
WhatsApp heq dorë nga kufizimet për përdoruesit që nuk i pranuan rregullat e reja të privatësisë
-
WhatsAppi siguron përdoruesit për fshehtësinë e të dhënave
-
Whatsappi sjell ndryshime për përdoruesit
-
WhatsAppi vazhdon me ndryshime, ja çka do të sjellë