Gjatë Kongresit Botëror të Celularëve të sivjetmë një pajisje ka tërhequr vëmendje të veçantë, e ajo është Vivo Apex. Ky është smartfoni ku pjesën e ekranit e ka 91 për qind.
Edhe pse fillimisht është promovuar në formë koncepti nga kompania e njohur kineze Vivo, Apex do të fillojë të prodhohet ka mesi i këtij viti ndërsa në treg pritet të shfaqet disa muaj më vonë.
Tani, një kanal në YouTube me emrin Unbox Therapy ka publikuar një video të shkurtër në të cilën prezantohen disa nga karakteristikat kyçe të Vivo Apex, transmeton Koha.net. Ekrani i Apexit ka një kornizë me trashësi prej 1.8 mm në pjesën e sipërme dhe majtas e djathas, ndërsa pjesën e poshtme prej 4.3 mm.
Vivo Apex ka ekran 5.99-inç OLED dhe nën të në pjesën e poshtme gjendet sensori për gishta. Apex, po ashtu, do të vijë me procesor të fundit të Qualcommit – Snapdragon 845, portin USB-C dhe atë për kufje 3.5 mm.
Tani për tani, nuk dihen speficikat tjera të këtij smartfoni të ri të Vivos dhe duke marrë parasysh se teknologjia e tij e prodhimit është e avancuar dhe e komplikuar, është e pritshme që Apex të ketë çmim premium kur do të shfaqet në treg.
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Apple kryeson tregun global të telefonave inteligjentë për vitin 2025
-
Transformimi që ndryshon përditshmërinë: Si telefoni im u shndërrua nga një vegël pune, në asistent inteligjent
-
Më në fund lansohet iPhone i ri: gjithçka që duhet të dini
-
Apple për pak ditë lanson telefonin e ri: Gjithçka që dihet për modelin e veçantë