Më shumë se 500 aplikacione të Androidit janë përditësuar ose larguar nga Google Play, pasi që kërkuesit zbuluan se ato janë përdorur për të spiunuar përdoruesit përmes një softueri malicioz të reklamave SDK, transmeton KosovaPress.
Softueri në fjalë ka ardhur nga një kompani kineze e quajtur Igexin dhe aplikacionet e prekura nga SDK ishin shkarkuar mbi 100 milionë herë në ekosistemin e Androidit, thonë kërkuesit e ekipit Lookout’s Security Intelligence, i cili ka njoftuar Google lidhur me problemin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZhvilluesit e aplikacioneve të prekura nga virusi nuk ishin në dijeni për informacionet personale, të cilat mund të filtrohen nga pajisjet e përdoruesve si rezultat i SDK së Igexin.
Lookout nuk ka zbuluar emrat e ndonjërit prej aplikacioneve të prekura, por tha se lista përfshin lojërat e popullarizuara, të cilat janë shkarkuar deri në 100 milionë herë, aplikacionet e motit dhe fotove, të cilat janë shkarkuar deri në 1 milion herë, si dhe një aplikacion i radios, i cili ishte shkarkuar 500 mijë herë.
Po ashtu lista përfshin edhe aplikacione tjera të prekura nga virusi, si ato që kanë të bëjnë me udhëtimet, shëndetin, fitnesin, video-kamera, edukimi dhe emotikonet.