Kompania Viber ka reaguar sërish në lidhje me raportimet e hakerimit të platformës dhe gjoja rrezikimin e të dhënave të përdoruesve.
Viberi, sipas reagimit, refuzon kategorikisht pretendimet e rreme, të cilat i cilësuan si provokime.
“Hetimi i plotë i brendshëm nuk zbuloi asnjë provë të vetme që do të konfirmonte se sistemi ynë ishte hakuar dhe të dhënat e përdoruesve janë komprometuar”, thuhet në reagim.
Ata gjithashtu theksuan se platforma Viber është plotësisht e sigurt për të gjithë përdoruesit në mbarë botën.
“Meqenëse Rakuten Viber përfaqëson një nga platformat kryesore të komunikimit global, privatësia dhe siguria e të dhënave të përdoruesve janë ndër prioritetet tona më të larta - kjo është arsyeja pse enkriptimi është aktivizuar si standard për përdoruesit tanë që nga viti 2016”, vijoi reagimi i tyre.
Edhe
Instagrami mohon sulmin kibernetik pas emaileve masive për ndryshim të fjalëkalimit
Viberi e kishte mohuar edhe ditë më parë pretendimin e një grupi hakerësh që kinse kishin hakuar platformën.
-
Një grup i hakerëve pretendon se ka marrë të dhënat e përdoruesve të Viberit
-
Thirrje nga numra të huaj në Viber, Agjencia për Privatësi bën thirrje për kujdes
-
Hakerët mashtruan inteligjencën artificiale të Instagramit për të marrë profilet e përdoruesve
-
Ngrihet alarm për SMS-të mashtrues që synojnë të dhënat bankare