Tech

Versioni më i lirë i kufjeve AirPods Pro mund të lansohet këtë verë

Foto: Ubergizmo

Ka pasur spekulime që gjiganti amerikan i teknologjisë, Apple, mund të jetë duke punuar në një version më të lirë të kufjeve AirPods Pro të quajtur AirPods Pro Lite.

Derisa Apple nuk ka konfirmuar asgjë deri tani, ishte spekuluar edhe se kjo kompani mund t’i prezantojë këto kufje në një ngjarje që do të mbahej gjatë këtij muaji, ku edhe do të prezantonte iPhonët e rinj, iPadët dhe ndoshta edhe MacBookun e ri, shkruan ubergizmo.

Megjithatë, sipas një raporti të ri, thuhet se AirPods Pro Lite mund të lansohen këtë verë, transmeton Koha.net. Ky raport është publikuar nga “DigiTimes”, në të cilin po ashtu thuhet se prodhimi i AirPods Pro Lite do të fillojë nga muaji i ardhshëm.

Kjo nënkupton se ka gjasë që Apple t’i lansojë këto kufje këtë verë, atëherë kur do të mbahet ngjarja “WWDC 2020”. Po ashtu, se a do të mbahet kjo ngjarje ende nuk është e sigurt, për shkak të koronavirusit.

Gjithashtu, ende nuk dihet se cilat janë specifikat e AirPods Pro Lite.