Funksioni smart compose i Gmail është në dispozicion në sistemet desktop që nga publikimi i tij në konferencën Google’s I/O, në maj të vitit të kaluar. Megjithatë, disponueshmëria e pajisjes në pajisjet mobile ishte e kufizuar në serinë Google Pixel 3, raporton Neowin.
Tani si duket vegla është në dispozicion edhe për pajisje të tjera Android, si Pixel 2 dhe 2 XL, OnePlus 6T dhe Samsung Galaxy S9+. Për ta aktivizuar funksionin, aplikacioni Gmail duhet të azhurnohet në versionin më të ri. Pas kësaj, do të shfaqet një dritare pop-up, me veglën smart compose kur të hapet aplikacioni.
Vegla funksionon sikurse versioni për desktop, duke ofruar fjalë të sugjeruara gjatë krijimit të mesazheve. Funksioni i mundësuar nga AI-ja përdor metoda që e ndjekin kontekstin, për ta ndihmuar përdoruesin që ta përfundojë fjalinë, duke e kursyer kohën gjatë të cilës shkruhen fjalët, shkruan KOHA Ditore.
Në fillim, funksioni është i aktivizuar në default, por mund të çaktivizohet nëse doni t’i krijoni mesazhet në mënyrën tuaj.
-
Google mundëson qasjen në video-konferenca përmes Gmailit
-
Google prezantoi dark mode për aplikacionin Gmail
-
Google së shpejti do ta mundësojë kërkimin përmes 'screenshotëve të mençur'
-
Emaili dinamik në Gmail do të jetë në dispozicion për të gjithë nga 2 korriku
-
Google e mundëson dërgimin e e-mailave në kohë më të përshtatshme