Vitin e kaluar, Valve konfirmoi se po punon në ridizajnimin e klientit Steam dhe aplikacionet e reja të pavarura mobile, të bazuara në chat funksionet e shërbimit. Kompania tani e ka njoftuar se ka plasuar aplikacionin Steam Chat për pajisjet Android dhe iOS, raporton Neowin.
Aplikacioni Steam Chat implementon shumë funksione të cilat klienti desktop i mori vitin e kaluar kur u azhurnua. Aplikacioni mobil tani ka mbështetje për bisedat grupore, linqe dhe opsione të tjera të dobishme si:
Friends List
Rich Chat
Invite Links
Customizable Notifications
Group Chats
Valve gjithashtu konfirmoi se po punon në implementimin e mbështetjes për bisedat zanore në aplikacion në të ardhmenm, shkruan KOHA Ditore.