Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Twitter e zëvendëson zogun e kaltër me simbolin X

Pronari i Twitterit, Elon Musk, e ka prezantuar të hënën logon e re të platformës sociale, e cila do ta ketë një shkronjë të bardhë X me prapavijë të zezë.

Ky simbol do ta zëvendësojë zogun e kaltër.

Përmes një postimi në mëngjesin e së hënës, shefja ekzekutive e Twitterit Linda Yaccarino, ka thënë se “X është këtu. Le t’ia nisim”.

Sipas saj, ribrendimi i platformës është një mundësi e re emocionuese.

“Twitter e ka ndryshuar mënyrën se si ne komunikojmë”, ka thënë ajo.

Edhe Musku njofton se Twitteri do ta ndryshojë logon: Lamtumirë të gjithë zogjve Tech Musku njofton se Twitteri do ta ndryshojë logon: Lamtumirë të gjithë zogjve

Sipas Muskut, edhe postime që njihen si “tweets” do të zëvendësohen me “postime x”.

Miliarderi e ka ndërruar fotografinë e tij të profilit, duke e vendosur logon e re, dhe e ka shtuar “X.com” në biografinë e llogarisë.

Musk dëshiron ta krijojë atë që njihet si “super aplikacion”, i quajtur “X”, dhe beson se vizioni i tij përmban një lloj tjetër të rrjetit social.

Ai e ka ndërruar edhe emrin e biznesit në Korporata X, dhe ka thënë se zëvendësimi “do të duhej të bëhej shumë kohë më parë”.

Edhe Twitteri do ta ndryshojë emrin Tech Twitteri do ta ndryshojë emrin

Ikona e deritashme, zogu i kaltër, e ka emrin Larry, i cili sipas bashkëthemeluesit të Twitterit, Biz Stone, i është vënë simbolit sipas yllit të basketbollit dhe legjendës së grupit Boston Celtics, Larry Bird./rel